×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla: Kurti qëndroi në Gjirokastrën e Enver Hoxhës, nuk erdhi të nderojë Jasharajt

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 18:03

    Gazetari kosovar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Valon Syla, ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, pasi ky i fundit po qëndron për vizitë disa ditore në Shqipëri.


    Syla thotë se një vizitë të tillë Kurti po e realizon në Shqipëri pasi mori rreth 50 % të votave të kosovarëve. Sipas tij, kjo flet mjaftë shumë për prioritetet e Kurtit.

    “Albin Kurti i mori mbi 49.9% të kosovarëve për ta filluar punën në Shqipëri për veti. Le ta dinë votuesit, kah i ka prioritetet. Pra në Gjirokastër, te vendlindja e Enver Hoxhës”, ka shkruar Syla.

    Syla thotë se Kurti mungoi sot edhe në Drenicë për të nderuar familjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe Epopenë e UÇK’së.

    “Bisedimet që e zgjidhin problemin me Serbinë në vend të 4 si prioritet. Ndërsa, mungoi në Drenicë, në respektim të Jasharajve dhe Epopesë së UÇK’së, pra simbolit të rezistencës së Luftës Çlitimtare. Gjithçka e qartë. Bravo.

    #albanologji #demagogji”, ka shkruar Syla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!