×
  • Lajme
  • Lajme

    Szunyog sot viziton Kllokotin dhe Vitinë, me kryetarët e tyre bisedon për nevojat urgjente të këtyre komunave

    Reporteri
    28 Mars 2023 | 16:53

    Ambasadori i Bashkimi Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka vizituar komunën  e Kllokotit dhe Vitisë dhe është takuar me kryetarët e tyre.

    Në një postim në Facebook ai shkruan se me kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin dhe kryetarin e Kllokotit, Vladan Bogdanović diskutuan rreth nevojave më urgjente të këtyre komunave si dhe dhe për qasje gjatë gjithë kohës ne ujë të pijshëm në Viti e Kllokot dhe bashkëpunimin e tyre me Qeverinë e Kosovës.

    “Sot vizitova komunat e Kllokotit dhe Vitisë dhe pata takime të mira me kryetarët Vladan Bogdanoviq dhe Sokol Haliti. Ne diskutuam për nevojat më urgjente në ato komuna, duke përfshirë qasjen 24/7 në ujë të pijshëm, dhe bashkëpunimin e tyre me Qeverinë e Kosovës” tha Szunyog, përcjell Reporteri.net.

    Szoyong në Viti vizitoi edhe Kishën Katolike “Black Madona” të cilën e quajti një perlë të trashëgimisë kulturore.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!