×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Borrell s’u tregua i drejtë, pala kosovare ishte pro zbatimit të marrëveshjes së 2011-ës për targat

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 19:19

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se deklarata e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel ishte e padrejtë. 

    Sipas Tahirit, Borrelli duhet të kishte thënë se pala kosovare ishte pro zbatimit të marrëveshjes së vitit 2011 për targat derisa pala e Serbisë e kundërshtoi atë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Nga praktika për mbarëvajtjen e dialogut kërkohet nga ndërmjetësi të jetë i drejtë dhe i paanshëm”, shkroi ndër të tjera në Facebook.

    Ndryshe, pas 5 orë bisedime në Bruksel, mes Kurtit dhe Vuçiqit nën ndërmjetësimin e BE-së, nikoqiri i takimit Josep Borrell, në konferencë për media tha se palët s’kanë arritur marrëveshje sa i përket çështjes së targave dhe dokumenteve.

    Borrell tha se pret nga liderët e Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë diskutimet para 1 shtatorit, kur edhe hyn në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!