×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Do të kërkojmë llogari nga Qeveria Kurti për zhvatjen e qytetarëve me taksën prej 5 euro për automjete

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 17:47

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Grupi Parlamentar i kësaj partie, do të kërkojë llogari nga Qeveria Kurti, për shkak, siç e quan ai, ” zhvatje të qytetarëve me taksën prej 5 euro për automjete”.


    Tahiri në një postim në Facebook tha se Qeveria nuk ka kthyer përgjigje nëse do të jetë prezente në seancën e radhës, për të diskutuar për këtë temë.

    “Por ne si grup parlamentar, nuk do të tërhiqemi nga kërkesa për debat parlamentar në një nga seancat e radhës, si dhe nuk do të ndalemi deri në anulimin e kësaj kontrate që varfëron qytetarët pa sjellë kurrfarë dobie për ta”, shkroi Tahiri ndër të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!