×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Intervenimi në shoqatën e veteranëve është i gabuar dhe i nxituar

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 17:32

    Zëvendëskryeminstri, Besnik Tahiri, gjatë fjalës së tij para deputetëve ka folur në lidhje me bastisjen në OVL- UÇK, ku tha se forma dhe mënyra pa asnjë dyshim është e gabuar, e nxituar.


    Tahiri ka thënë se intervenimi në shoqatën e veteranëve të UCK-së, forma dhe mënyra pa asnjë dyshim është e gabuar, e nxituar dhe në fakt për bindjen time nuk kontribuon në stabilitetin në vend.

    “Ajo që dihet është që edhe në të kaluarën ka pasur situata të tilla dhe veteranët e UÇK-së janë lajmëruar vullnetarisht para drejtësisë. Kërkojë nga organet e drejtësisë që të respektojnë të drejtat e njeriut, t’i respektojnë vlerat në këtë temë. Drejtësia ndërkombëtare, e ka vendin e vet e tillë duhet të trajtohet, ashtu si për ne historia e ka vendin e vet, andaj kërkojmë që në këtë temë të jemi të kujdesshëm”, tha ai.

    Kujtojmë se sot kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është arrestuar nga Policia e EULEX-it.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!