×
  • Lajme
  • Lajme / Ish-kryenegociatorja

    Tahiri: Kur u dridh Banjska, Kurti e pranoi Asociacionin

    Reporteri
    20 Nëntor 2023 | 23:37

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në Dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, tha se sulmi në Banjska kishte dy qëllime, krijimin e Asociacionit dhe nxitjen e konfliktit në veriun e Kosovës.

    Sipas saj, me rastin e Banjskës, Asociacioni po lëviz, derisa shtoi se tashmë Kurti dhe gjithë përfaqësuesit e Vetëvendosjes ‘e kanë plotë gojën “Asociacion”.

    “Banjska ka pas dy qëllime: një qëllim ka qenë me e shty Asociacionin përpara dhe pati sukses sepse si u dridh Banjksa, Kurti që të nesërmen pranoi Asociacionin, tha do ta themelojmë. Nuk e bëri vet por e kishte shty presidenten meqë është bërë si kukull e Kurtit, meqë s’ka vota, aty e dominon Kurti”.

    “Edhe ai pastaj tha. Pra aty fitoi Serbia, në kuptimin që po lëviz procesi, ndërsa atë synimin kryesor ka qenë që të nxis një konflikt në mënyrë të bëhet një luftë, pra të bind botën se veriu, pra të bëhet ajo lëvizja e territoreve apo kufijve, kjo ka qenë. Atë të parën pati sukses, Asociacioni po lëvizë, tashmë të gjithë e kanë pranuar madje edhe këta të VV-së plot gojën Asociacion, pa turp, edhe Albini, por a janë këta që ishin kundër? A erdhi në pushtet duke i kundërshtuar?”, tha Tahiri në Tëvë1.

    Tahiri konsideron se për herë të parë është pranuar një marrëveshje pa njohje reciproke, derisa shtoi se Kurti e vuri Kosovën në një pozitë nënshtruese.

    “Shikoni, për populista me gjet argumente fallso e kanë të lehtë sepse populisti e ka profesion që të dijë të manipuloj me opinionin publik. Kështu që gjithmonë gjejnë vërejtje. Unë sot duke e parë që kemi rënë në një pozicion të rëndë. Kosova është duke shkuar në humnerë. Pse? Kurti e vuri në një pozitë nënshtruese Kosovën. Shikoni ku jemi në Dialog, së pari një marrëveshje e parë pa njohje reciproke”, u shpreh Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!