×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Kurti s’pyeti as për opozitën e as për VV-në kur pranoi planin pa njohje dhe Asociacionin

    Reporteri
    07 Shkurt 2023 | 8:49

    Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka komentuar deklarimin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që tha se e pranon planin franko-gjerman.

    Tahiri ka thënë se Kurti e pranoi planin franko-gjerman, pa njohje reciproke dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    “Albin Kurti s’pyeti fare as për opozitën dhe as për VV-ne kur pranoi planin pa njohje reciproke dhe asociacionin. Papërgjegjësi totale institucionale!” – ka shkruar ajo.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme pas takimit që pati me Lajçak, ka thënë se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti në Twitter.

    Kryeministri tutje shtoi se ka pyetje të rëndësishme rreth këtij planit franko-gjerman e të cilat siç thotë ai do t’i adresojë në Bruksel së shpejti.

    “Pyetje të rëndësishme mbi garancën ndërkombëtare, mekanizmat zbatues dhe periudhën kohore do të adresohen së shpejti në bisedimet në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit evropian na japin shpresë”, ka shkruar tutje Kurti. /Reporteri.net/

    Lajçak paralajmëron takime të nivelit të lartë: Kosova e pranoi në parim propozimin e BE-së

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!