Ish- kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë Edita Tahiri ka komentuar deklaratat e presidentës Vjosa Osmani dhënë një ditë më parë, ku ka folur për Asociacionin, dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe rastin e Martin Berishaj, për të cilin tha se do të duhej të jepte dorëheqje, pas akuzave për korrupsion.
Tahiri ka thënë se mbyllja e gojës për këto çështje nga ana e presidentës Osmani kishte ardhur nga frika që pati ndaj Kurtit dhe se tani që i ka prishur marrëdhëniet më të, u deklarua e këtë sipas saj e bëri nga frika e votës, në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Me ne fund presidentja foli, guxoi ta kritikonte Kurtin per gabimin per asociacionin, per deshtimin e Kurtit ne anëtaresimin e Kosoves ne Keshillin e Evropes, pergenjeshtroi RTK-ne per sulmet e pabaza ndaj gazetes Nacionale, madje kerkoi shkarkimin dhe doreheqjen Martin Berishaj per korrupsionin energjetik etj – ky guxim i erdhi Osmanit nga frika e votave qe jane afer me 9 shkurt…mbyllja e gojes ishte nga frika qe pati nga Kurti, tash kur i kane prishur marredheniet foli nga frika e votes – pushteti para shtetit eshte nje deshtim kombetar jo vetem politik per rangun e presidentit te nje vendi”, ka shkruar tahiri në Facebook.