×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri për ‘tiketat ngjitëse’: I bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale që ta hetojë të gjithë procesin

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 13:29

    Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar sot që të tërëhiqet tërësisht marrëveshja për ‘tiketat ngjitëse’


    Konferenca e PDK-së është thirrur pas lajmit për pezullimin e marrëveshjes për ‘tiketat ngjitëse’, ku qytetarët duhej të paguanin 5 euro.

    Tahiri kërkoi që marrëveshja përveç se u pezullua, duhet të tërhiqet tërësisht.

    “I kërkojmë kryeministrit Kurti që të heq këtë taksë për qytetarët e Kosovës, pasi që ky vendim i varfëron qytetarët e Kosovës. Nuk kemi lejuar vjedhjen e qytetarëve të Kosovës”, tha Tahiri.

    Ndër të tjera, ai bëri thirrje që me këtë proces të merret Prokuroria Speciale.

    “I bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale që ta hetojë të gjithë procesin në mënyrë që të mos kalojë në heshtje kjo çështje”, deklaroi ai.

    Tahiri kritikoi Qeverinë që nuk raportoi për 100-ditëshin.

    “Kjo është Qeveria e parë që nuk raporton për 100-ditëshin në Kuvendin e Kosovës. Edhe Qeveria Hoti, edhe pse ishte mjaft e lodhët, ka raportuar për 100-ditëshin e saj”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!