×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Qeveria Kurti më e dobëta ndonjëherë, ka harruar qytetarët

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 11:39

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka qenë shumë kritik ndaj qeverisë e shumicës parlamentare në seancën e sotme plenare.

    Ai ka thënë se Vetëvendosje, e ka bërë temë numër një dialogun me Serbinë, ndërsa problemet konkrete, zgjidhja e të cilave i japin kuptim jetës së qytetarëve, i ka lënë anash.

    “Agjenda politike ka lëvizë, ajo e Qeverisë sidomos për dialogun, nga pika e 7 ka kalu në pikën e parë. Ligji për paga, që një muaj qeveria nuk është në gjendje me procedu këtë ligj. Është shumë mashtruese me vendosë një nen se Ligji i buxhetit do ta përcaktoj vlerën e koficientit, dhe sot mos të folet aspak rreth kësaj teme, se sa është koficienti. A është kjo strategji e qeverisë që mos me e pru në kohë ligjin për paga, në mënyrë që prapë me pasë shtyerje për ketë ligj. Tema e dytë që du me e pëmend, iniciativa e deputetetit Haxhiu, për trustin është duke pritur, kjo temë që i jep kuptim jetërve të njerëvzve”, ka thënë Tahiri.

    Tutje Tahiri tha se kjo qeveri nuk i ka kryer as tri punë që i japin kuptim jetës së qytetarëve e se kjo është qeveria më e dobët ndonjëherë.

    “Kjo qeveri nuk i ka kryer as tri punë, që i japin kuptim jetërve të qytetarëve, është qeveria më e dobët që e kemi pasur ndonjëherë. Ne mund të flasim për Lajçakun, për dialogun, por duhet të flasim sidomos për tema konkrete që i presin qytetarët nga ne.”, shtoi Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!