×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Reagimi i unifikuar i SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së i jep përgjigje kërkesës së çmedur të Serbisë

    Reporteri
    12 Dhjetor 2022 | 14:39

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se reagimi i unifikuar i SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së ndaj barrikadave të strukturave kriminale të Beogradit i jep më së miri përgjigje kërkesës së Serbisë për kthimin e një mijë trupave serbe në Kosovë, duke u thirrur në Rezolutën 1244, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim të Facebook, Tahiri thotë se Kosova është projekti më kuptimplotë i luftës për liri, demokraci dhe pavarësi në Evropë.

    “Reagimi i unifikuar i ShBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së ndaj barrikadave të strukturave kriminale të Beogradit në veri të Republikës së Kosovës, është përgjigjja më e mirë ndaj kërkesës së çmendur të Serbisë në kontekst të Rezolutës 1244. Kosova është projekti më kuptimplotë i luftës për liri, demokraci dhe pavarësi në Evropë. Kështu do të jetë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

    Mëngjesin e sotëm, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njoftoi se më 15 dhjetor do t’i drejtohen Komandantit të KFOR-it për kthimin e 1 mijë trupave serbe në Kosovë, duke u thirrur në Rezolutën 12/44.

    Këtë “rikthim” autoritetet serbe e kanë kërkuar për shkak të rritjes së pranisë së Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të bandave në veri mbi zyrtarët e ruajtjes së rendit dhe atyreve të kuvende komunale zgjedhore.

    Për këto sulme, Policia e Kosovës e ka arrestuar njërin nga autorët, ish-polic i komunitet serb në Kosovë, Dejan Pantiç, arrestim ky që pasoi me barrikadimin e një rruge në pjesën veriore të Kosovës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!