×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri takon Metën, flasin për bashkëpunim të ndërsjellë

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 16:16

    Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri e ka takuar presidentin e Shqipërisë Ilir Meta me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë.


    Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se “lidershipi në Shqipëri dhe Presidenti Meta në veçanti ofrojnë një mbështetje të pakursyer në avancimin e interesave tona të gjithmbarëshme dhe të Kosovës në veçanti”.

    Postimi i plotë i Besnik Tahirit në Facebook:

    Nder dhe privilegj i veçantë, ta takoj sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesinë e tij Z. Ilir Meta,me të cilin diskutuam mbi zhvillimet në Shqipëri e Kosovë dhe veçanarisht mbi domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe avancimin e interesave tona në rajon e më gjerë. Lidershipi në Shqipëri dhe Presidenti Meta në veçanti ofrojnë një mbështetje të pakursyer në avancimin e interesave tona të gjithmbarëshme dhe të Kosovës në veçanti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!