×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Veseli, kryeministri i ardhshëm i Kosovës

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 12:46

    Pas përfundimit të Kuvendit Zgjedhor në Vushtrri, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, ka thënë se së shpejti do të mbahen edhe zgjedhje në nivel qendror.


    Tahiri  përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur se Kadri Veseli së shpejti do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se Fryma e Dekadës së Re që është duke zënë vend legjitim dhe jashtëzakonisht të fuqishëm në shoqërinë tonë do ta prodhojë një formulë të progresit, zhvillimit dhe ngritjes së njeriut të Kosovës në vendin që atij i takon me të drejtë.

    Postimi i tij i plotë:

    Pas angazhimit të mijëra anëtarëve, pjesëmarrësve dhe mbështetësve të PDK-së, sot përmbyllëm me sukses kuvendin zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri, duke ia shtuar kështu edhe këtë qytet unik, hartës së qyteteve që për muaj me radhë i dhanë shpirt Dekadës së Re dhe vizionit të liderit të PDK-së, Kadri Veselit.

    Tashmë ka mbetur edhe pak kohë nga momenti kur Partia Demokratike e Kosovës, kulturën e lartë politike të gjeneruar përmes zgjedhjeve të brendshme nëpër degë, ta bartë në zgjedhjen e strukturave të reja të saj në nivel kombëtar.

    Fryma e Dekadës së Re që është duke zënë vend legjitim dhe jashtëzakonisht të fuqishëm në shoqërinë tonë do ta prodhojë një formulë të progresit, zhvillimit dhe ngritjes së njeriut të Kosovës në vendin që atij i takon me të drejtë.

    Kjo formulë e legjitimuar në çdo fshat dhe qytet, do të materializohet në çdo segment nga Kadri Veseli, kryeministri në ardhje i Republikës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!