×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi me Hovenierin, Bislimi: Kosova dhe SHBA-ja janë aleate në vlera dhe partnere në qëllime

    Reporteri
    20 Tetor 2022 | 23:50

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur të enjten në takim Ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

    Në këtë takim u diskutua për procesin e dialogut, me ç’rast Zëvendëskryeministri i foli Ambasadorit për “njohjen reciproke në qendër”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Pas takimit me Hovenier, përmes një postimi në Twitter, Bislimi tha se ambasadori amerikan rikonfirmoi partneritetin e ngushtë që ka Kosova me ShBA’në.

    “Kosova dhe SHBA-ja janë aleate në vlera dhe partnere në qëllime. Takimi i sotshëm me ambasadorin, rikonfirmoi partneritetin e ngushtë që e kanë dy shtetet tona. Diskutuam edhe për rrugën përpara në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE, pas vizitës së z. Escobar”, ka shkruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!