×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi në Tiranë, Jeremiq lartëson Kurtin: Gjuriq nuk është askushi, por Kurti është patriot e intelektual

    Reporteri
    11 Dhjetor 2019 | 9:33

    Presidenti i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq  i cili njihet për deklaratat e tij kundër politikanit serb, tashmë të ndjerë Oliver Ivanoviq, të cilin e kishte quajtur kriminel lufte, së fundmi në një intervistë në mediat serbe ka folur për liderin e VV-së, Albin Kurtin, shkruan Reporteri.net.


    Duke komentuar takimin e fundit në Tiranë, ku disa politikanë kosovarë në një konferencë rajonale u ulën në një tavolinë me Gjuriqin, e mes tyre ishte edhe zyrtari i VV-së, Xhelal Sveçla, Jeremiq ka thënë se Gjuriq nuk është ndonjë figurë e rëndësishme, por se Albin Kurti është.

    Ai ka thënë se nuk e ka pasur rastin kurrë ta takoj mirëpo potencon se Kurti është intelektual e patriot i madh.

    “Nuk kam pasur kurrë rastin ta njoh, por edhe pse politika e Kurtit dhe qëndrimet e tij janë shumë radikale, nuk mund ta mohojmë se Kurti është patriot i madh, intelektual dhe njeri mjaft stabil”, është shprehur Vuk Jeremiq.

    Kujtojmë se Jeremiq ishte ish Ministër i Punëve të Jashtme. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!