×
  • Lajme
  • Lajme

    Taksa nuk ndal importin nga Serbia, në Merdare dhjetëra mauna me mallra serbe drejt Kosovës

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 8:11

    Janë bërë gjashtë muaj që kur Kosova vendosi taksë doganore 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.


    Nga ajo kohë, importi nga këto vende ka rënë, por jo tërësisht. Edhe kaq muaj pas vendosjes se taksës në pikën kufitare në Merdare vazhdon të ketë një numër të madh të ngarkesave që të pritet të hyjnë në Kosovë.

    Në fotot e siguruara nga Reporteri.net shihen dhjetëra mauna me mallra serbe duke pritur në radhë për të hyrë në Kosovë.

    Ndryshe importet nga Serbia në Kosovë kanë rënë prejse Qeveria e Kosovës ka vendosur, në nëntor të vitit të kaluar, taksë doganore 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

    Para taksës, është vlerësuar se Serbia ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë deri në 1 milion euro në ditë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!