×
  • Lajme
  • Lajme

    Taulant Kryeziu do ta zëvendësojë Shpejtim Bulliqin në Kuvend

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 23:39

    Pas fitores në zgjedhjet në Komunën e Podujevës, Shpejtim Bulliqi duhet ta lëshojë postin e Deputetit në Kuvendin e Kosovës.


    Vendin e tij pritet të zë, Taulant Kryeziu i cili në zgjedhjet e 6 tetorit mori 6,870 vota.

    Kryeziu është i pari në listën e pritjes dhe kjo ia mundëson që ai ta zë vendin e Bulliqit në Kuvendin e Kosovës.

    Vlen të theksohet se në zgjedhjet në Kosovë – Lëvizja Vetëvendosje me kandidat Shpejtim Bulliqin ka fituar me 51.64 %, pasuar nga LDK me Nexhmi Rudarin me 35.97 % dhe PDK, ku nga kjo parti garoi Naim Fetahu, që në këto zgjedhje mori 12.4 %.

    Kujtojmë se VV përfaqësohet në Kuvend me 31 deputetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!