Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku sipas tyre pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë te Dheu i Bardhë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Pritjet në hyrje të kësaj pike kufitare janë dy orë, pasi kolona është 500 metra, ndërsa në dalje të saj 20 minuta, me një kolonë prej 80 metrave.
Në Muçibabë mërgimtarët po presin 45 minuta, pasi kolona në këtë pikë kufitare është 200 metra, e pritjet për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike kufitare janë 10 minuta.
Në Bërnjak pritjet janë 10 minuta në hyrje, ndërsa pikat tjera kufitare janë më qetë, me një pritje prej 3-5 minuta.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.