×
  • Lajme
  • Lajme

    Të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë ende në arrati

    Reporteri
    28 Mars 2023 | 8:36

    Dy persona janë lënduar mbrëmë në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.
    Njëri nga ta është plagosur me armë zjarri ndërsa tjetri mori lëndime nga mjeti i mprehtë thikë.

    Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se të dyshuarit në këtë rast janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati.

    “Dy meshkuj kosovarë janë dërguar në emergjencë pasi dyshohet se njëri ishte plagosur me amë zjarri dhe tjetri kishte lëndime nga mjeti i mprehtë thikë. Sipas tyre incidenti ka ndodhur pasi janë sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas sulmit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati. Viktimat gjenden në QKUK për tretman mjekësor dhe janë duke u siguruar nga njësitë policore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

    Të plagosurit mbrëmjen e së hënës në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë i përkasin moshës 20 dhe 22 vjeçare.

    Të dytë, janë duke u trajtuar në Emergjencën e QKUK’së.

    Gjendja e tyre është stabile, konfirmoi drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

    Njëri nga ta është i plagosur me armë zjarri e tjetri me mjet të mprehtë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!