×
  • Lajme
  • Lajme / Samiti mbi Planin e Rritjes

    Të enjten Samiti BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë, ende nuk dihet kush do ta përfaqësojë Kosovën

    Reporteri
    28 Shkurt 2024 | 21:34

    Të enjten, në Tiranë, do të mbahet samiti BE-Ballkan Perëndimor, një ditë pas samitit Evropë Juglindore-Ukrainë, përcjell Reporteri.net.

    Megjithatë, ende nuk dihet nëse në Samitin mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës, do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kryeministri Kurti aktualisht është në Mbretërinë e Bashkuar. Në Tiranë, sot gjatë ditës ka qëndruar presidentja, Vjosa Osmani, ku mori pjesë në Samitin për Ukrainën.

    Megjithatë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori sot pjesë në takimin ministerial për Planin e Rritjes të organizuar në Tiranë, ku ishin prezent zëvendëskryeministra e ministra për Integrimin Evropian nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Zyrtarisht, nuk dihet nëse ai do ta përfaqësojë Kosovën.

    Bislimi: Konvergjenca e rajonit me BE-në duhet të ndodhë paralel me konvergjencën brenda Ballkanit Perëndimor

    Gazeta Online Reporteri.net ka dërguar pyetje të martën në Presidencë dhe në Qeveri për të kuptuar nëse presidentja Osmani apo kryeministri Kurti do të marrin pjesë në Samitin e nesërm mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës, por deri në publikimin e këtij artikulli, sonte, nuk kanë kthyer përgjigje.

    Lista e plotë e pjesëmarrësve: 

    Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë

    Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë

    Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi

    Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës

    Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

    Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin

    Majlinda Bregu – Sekretare e Perëgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal

    Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s

    Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

    Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor

    Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore

    Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin

    Maja Pishkeviq – Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor

    Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)

    Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës

    Ines Muçostafa – Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

    Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!