×
  • Lajme
  • Lajme

    Të gjitha ngjarjet që ndodhin sot në Kosovë

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 7:06

    Edhe sot pritet të ndodhin disa ngjarje në vendin tonë.

    Më poshtë gjeni ngjarjet që zhvillohen sot:

    – Me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit dhe ngritjes së transparencës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal prezanton monitorimin e vlerësimit të projekteve të komunave. (Ndërtesa e ish – Rilindjes, kati i 13-të, ora 9:00)

    – Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të behët propozimi për formimin e komisioneve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 9:00)

    – Lansohet strategjia e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Hotel Emerald, ora 10:00)

    – Mbahet takimi i grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e biznesit për të diksutuar daljen në treg të hapur të energjisë për biznese. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

    – Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç’rast do të bëhet publikimi i raportit “Reformat e Administratës Publike në Gjendjen e Stagnimit”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

    – Agjencia kundër Korrupsionit organizon konferencë për media ku do të prezantohet raportin vjetor për vitin 2020. (Salla e konferencave të AKK-së, ora 11:00)

    – Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis në kuadër të projektit “Humanrightivism” implementuar nga CDF dhe mbështetur nga Sida në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit prezanton shfaqjen e të rinjve forum teatër “Kur bien perdet”. (Qendra Kulturore “Tahir Sinani” në Lipjan, ora 12:00)

    – Dhomat e Specializuara mbajnë konferencën e tretë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë, ora 15:00)

    – Zhvillohet derbi i kryeqytetit në pingpong ndërmjet KPP “Priping” dhe KPP “Prishtina”, në kuadër të xhiros 4, në Superligën e Kosovës. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 19:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!