Të hënën seancë në Kuvend për vaksinat

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se të hënën do të mbahet seancë e re ku do të mbahet debat për sigurimin e vaksinës. Ai ka thënë se kjo është bërë me kërkesë të PDK-së.


Ai ka thënë se kjo është një çështje urgjente, duke shtuar se kanë shprehur pakënaqësinë për sigurimin e vaksinave.

“Tashmë kemi një angazhim të BE-së dhe SHBA-së për sigurim të vaksinave, por nuk kemi angazhim nga institucionet. Numri i vdekjeve po rritet e numri i testimeve po bie. Besoj që ky debat që do të bëhet të hënën do t’i kontribuojë sa më shumë situatës. Të vdesin kaq shumë njerëz në ditë është jo normale”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se spitalet janë të mbushura dhe nuk ka angazhim nga Qeveria.

Ndërkaq për letrën e presidentit të SHBA-së Joe Biden lidhur me dialogun, ai ka thënë se nuk beson që SHBA-ja do të kërkojë kompromise të cilat do ta cenojnë funksionalitetin e vendit.

Seanca pritet të mbahet me fillim nga ora 10:00.