×
  • Lajme
  • Lajme

    Të mërkurën dhe të enjten Presidenti pritet të takojë partitë politike për qeverinë e re

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 14:20

    Presidenti Hashim Thaçi ditë më parë tha se do të thërras partitë politike në takim për t’u konsultuar rreth hapave që çojnë në formimin e qeverisë së re, pas rrëzimit të qeverisë së koalicionit LVV-LDK. Ndërsa, Reporteri.net, mëson se Thaçi tashmë e ka ckatuar edhe orarin e këtyre takimeve.


    Gazeta Online Reporteri.net, nga burime jozyrtare të afërta me Presidencën ka mësuar se të mërkurën dhe të enjten pritet të zhvillohen takimet me përfaqësuesit e partive parlamentare.

    Gjithashtu, mësohet se ftesat Presidenca te këto parti, pritet t’i dërgojë gjatë ditës së nesërme.

    Kosova tani po qeveriset nga një qeveri në largim, pasi 82 deputetë të Kuvendit të Kosovës, votuan pro mocionit të mosbesimit ndaj qevrisë Kurti.

    Në anën tjetër, Kurti dhe partia e tij po insistojnë se vendi duhet të qeveriset prej tyre, deri në krijimin e kushteve për zgjedhje të reja të parakohshme.

    Vendi momentalisht nuk mundet të shkojë në zgjedhje, shkaku i coronavirusit.

    Presidenti Thaçi, sot para se të thërras partitë në takim, ka pasur një takim me përfaqësuesit e ambasadave të KUINT’it me të cilët është konsultuar dhe i ka informuar për hapat që pritet t’i ndërmerr karshi situatës politike në vend. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!