×
  • Lajme
  • Lajme

    Të mërkurën në ora 11:00 seanca për votimin e qeverisë Hoti

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 15:48

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka mbajtur një konferencë për medie sot ku ka bërë të ditur se ka dorëzuar kërkesën për seancën ku pritet të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin.


    Seanca për votimin e Qeverisë Hoti pritet të mbahet të mërkurën në ora 11:00.

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë të ditur se nesër do të mblidhet kryesia e partisë, ku do të dakordohen edhe për emrat e ministrave.

    Nga LDK kishin deklaruar se kërkesën për seancë ku do të votohet qeveria të cilës do t’i prijë Avdullah Hoti, do ta dorëzojnë sapo të publikohet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për mandatarin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!