Tre shefat e grupeve parlamentare të opozitës, Abelard Tahiri, Arben Gashi dhe Besnik Tahiri janë parë mesditën e sotme së bashku duke shkuar drejt Kuvendit të Kosovës.
Gazeta Online Reporteri.net ka kapur me pamje momentin kur tre shefat e grupeve parlamentare PDK, LDK e AAK, nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke shkuar në drejtim të objektit të Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi sot është duke zhvilluar një seancë të rregullt, e cila aktualisht është në pauzë të drekës.
@reporterimedia 🛑Të shoqëruar me njëri-tjetrin, shefat e tre grupeve parlamentare të opozitës nisen drejt Kuvendit #pdk #ldk #aak #vv #politik #fyp #kosovatiktok #kosove #lajmifundit #kosova #lajme #lajmeshqip #kosova🇽🇰 #prishtina ♬ original sound – Reporteri.net
Ditët e fundit, sa i përket thirrjes për shpërbërje të Kuvendit nga PDK-ja, AAK dhe LDK nuk kanë pasur qëndrimin e njëjtë.
Si LDK-ja, poashtu edhe AAK-ja kanë kërkuar që fillimisht të dorëhiqet kryeministri Kurti, e pastaj vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Derisa, PDK-ja insiston në një marrëveshje pozitë-opozitë për shpërbërjen e kuvendit. /Reporteri.net/