×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 22:56

    Policia ka identifikuar një person si të dyshuar për të shtëna me armë zjarri gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin “Miradi” të Fushë Kosovës.


    Këtë e bëri të ditur Agron Borovci, zëdhënës në Qendrën e Policisë në Prishtinë.

    “Rreth orës 20:30, kemi marrë informatën se në fshatin “Miradi” të Fushë Kosovës, dyshohet të ketë pasur të shtëna armësh. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq policia ka identifikuar një person të dyshuar”.

    “Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Borovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!