×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë zjarri në qendër të Prishtinës, dyshohet për të plagosur

    Reporteri
    27 Mars 2023 | 21:37

    Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmje në Prishtinë.

    Sipas informatave të para, raportohet se të përfshirë kanë qenë dy ose më tepër të rinj, që kanë gjuajtur në drejtim të njëri tjetrit.

    Gazeta online Reporteri.net ka kontaktuar me policinë, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë dhënë detaje mbi rastin.

    Ndërsa, në disa fotografi të publikuara në media, shihet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes derisa lokacioni është rrethuar me shirita.

    Reporteri.net do t’ju mbajë të informuar me detaje të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!