Tensione në Kuvend, Haradinaj-Selimit: Mashtrues, na pretë në besë

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, e ka quajtur mashtrues të madh deputetin e VV’së, Rexhep Selimin.


Kjo deklaratë e ashpër e Haradinajt ka ardhur pas votimit të mocionit të pozitës për shqyrtim të përshpejtuar të Buxhetit për vitin 2020.

Përpara se të ktheheshin në Kuvend të gjithë shefat e grupeve parlamentare kishin mbajtur një takim të përbashkët meqenëse kishin mospajtime, por më pas pozita ishte kthyer në Kuvend dhe pa opozitën kishte kaluar mocionin e Rexhep Selimit për shqyrtim të përshpejtuar të Buxhetit 2020.

“Disa këtu në sallë i kam ditë për burra, por që janë mashtrues ordiner si Rexhep Selimi. E kam ditë, por që je qekaq.. Bravo të koft, bashkë me një koleg që ke present”, ka thënë Haradinaj.

Deputeti i AAK’së ka thënë se s’kanë bërë mirë që kanë vazhduar të vetëm, pasi që opozita s’ka pasur tendencë për të bllokuar buxhetin.

Ndryshe përplasjet mes Daut Haradinajt, Ramush Haradinajt me Rexhep Selimin janë të vjetra.

Ish-kryeministri Haradinaj kur bëhej fjalë për Gjykatën Speciale kishte thënë se “Rexhep Selimi ka kënduar në Hagë”, ndëkrohë më herët i kishte thënë se s’i ka hyrë asnjë ferrë në këmbë gjatë luftës.