×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentim vrasje në orët e mesnatës në Prishtinë: Plagoset një person, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 10:38

    Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë pas mesnate ka ndodhur një tentim-vrasje në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.


    Sipas policisë në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, mbrëmë pas mesnate persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar me ç’rast kanë qëlluar viktimën në kofshë, ndërsa predhat kanë goditur edhe lokalin, një furrë të bukës dhe një veturë të parkuar Mercedes me targa lokale.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për tretman mjekësor. Në vendngjarje është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e revoles TT.

    Lidhur me këtë rast është informuar edhe prokurori. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!