×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentim vrasje në Sllatinë, disa të dyshuar gjuajtën me armë ndaj një personi

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 8:38

    Disa të dyshuar kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një personi në Sllatinë, Fushë Kosovë.

    Në vend të ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja plumbash.

    Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se personi mori lëndime trupore mirëpo se është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!