×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentuan të vjedhin dele, por iu shkon huq pasi kapen nga Policia

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 10:15

    Tre persona janë arrestuar në fshatin Janjevë të komunës së Lipjanit, pasi që të njëjtit janë kapur duke tentuar të vjedhin dele në një stallë.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:00, shkruan Reporteri.net.

    Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shteti, me vendimin e të cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë kapur duke tentuar të vjedhin dele në stallën e viktimës mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!