×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërhiqet Labi, nuk kandidon për deputet

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 14:53

    Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri ka njoftuar se në këto zgjedhje nuk do të jetë kandidat për deputet, shkruan Reporteri.net.


    Labi ka shkruar se ka pasur dëshirë që të jetë pjesë e Kuvendit, për të përfaqësuar qytetarët dhe nevojat e tyre, por që kjo nuk u bë e mundur në këto zgjedhje.

    Ai dje ka njoftuar se nuk është kontaktuar nga asnjë parti politike.

    Njoftimi i plotë:

    Të dashur njerëz!
    Edhe kësaj radhe nuk u bë që të jam në parlament!!
    Ne po vazhdojmë të punojmë e të kryejmë punë edhe jashtë kuvendit,kêrkesa dhe shêrbime që i do qytetari, atehere dhe nē çdo kohē kur kanë nevojë.
    Kam dashur që të jem në kuvend, me shpresën se do të realizojmē një ditë atê andêrr të qytetarêve ( SPITALIN KUNDËR LEUKEMISË) sepse më shumë ndoshta nuk kam pasur mundesi në këto rrethana!
    Nuk reflektuan , dhe tani po qëndrojjë jashtë kuvendit si shërbetorë i qytetarit pa ndryshuar asnjeherë.
    Një ditë do të jem aty përsêri nëse i duhet qytetarit njeri i pa korruptuar dhe i drejtë për çdo vështërsi të tij.
    Në çdo padrejtesi do ta ngris zanin dhe do jem pa interes ne çdo rrethanë për ju dhe vendin.
    Ju dëshirojë suksese nē zgjedhje.
    Shihemi shumë shpejtë. ❤️❤️❤️
    Me respekt dhe dashuri, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.
    Me dashuri gjithmonë për ju, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!