×
  • Lajme
  • Botë

    Tërmet në Turqi, dridhet Stambolli

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 17:10

    Një tërmet me fuqi prej 4,2 ballë është ndjerë në Stamboll, bëri të ditur sot Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD).


    AFAD njoftoi se tërmeti ndodhi në ora 16.38 sipas kohës lokale dhe ishte përqendruar në provincën veriperëndimore Tekirdağ, që kufizohet me Stambollin.

    Epiqendra e tij ishte 6,83 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

    Deri më tani nuk është raportuar për viktima.

    Në 1999, një tërmet me fuqi 7,4 ballë goditi provincën industriale të Kocaeli në lindje të Stambollit, duke shkaktuar vdekjen e mbi 18 mijë personave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!