×
  • Lajme
  • Lajme

    Termkolli: Rreshtimi i disave kah Palestina është politikisht pothuaj njësoj si kah Serbia

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 21:49

    Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Termkolli, ka thënë se rreshtimi kah Palestina, politikisht është i njëjtë sikurse rreshtimi ndaj Serbisë.


    Termkolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zyrtarë palestinezë kanë dalë kundër pavarësisë së Kosovës.

    “Nuk është as çështje e jona as takat i yni konflikti mes Izraelit e palestinezëve. Rreshtimi i disave kah Palestina është politikisht pothuaj njësoj si kah Serbia. Zyrtarët palestinezë janë sjellë e po sillen në mënyrën më agresive kundër pavarësisë e shtetit tonë. Deklarimi i Myftiut të Kosovës për ngjarjet e fundit atje, është më shumë se skandaloz”, thuhet në postimin e saj.

    Ndryshe, sot kreu i Bashkësisë Islame Naim Tërnava ka folur për situatën në Jerusalem, duke e dënuar sulmin ndaj palestinezëve nga forcat izraelite.

    “Me shqetësim kam përcjell eskalimin e situatës në Jerusalem që filloi me dëbimin e dhunshëm të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Sheik Jarrah për të vazhduar me atakimin dhe përdhosjen e institucionit të xhamisë së shenjtë Al- Aksa”, tha Tërnava.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!