×
  • Lajme
  • Lajme

    Tha se bombardimi i Jugosllavisë ishte duhur, në Serbi bëjnë thirrje që ambasadori gjerman të kërkojë falje

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 10:25

    Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb  gjatë ditës së djeshme tha se bombardimi i Jugosllavisë në vitin 1999 ishte një çështje e diskutueshme, por ishte i nevojshëm si reagim, sepse duhej të parandalohej katastrofa humanitare dhe gjenocidi në Kosovë.


    Ndaj kësaj deklarate të Scheib ka pasur reagime të shumta në Serbi, shkruan Reporteri.net.

    Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë dhe Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviq ka reaguar duke thënë se kjo deklaratë ishte e turpshme.

    “Deklarata e turpshme e ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Schieb, se Serbia duhej të bombardohej në vitin 1999 për të parandaluar gjenocidin, është kulmi i cinizmit dhe vazhdimi i fushatës së disa vendeve perëndimore për të shpallur popullin serb si gjenocidal”, thuhej në deklaratë.

    Sipas Popoviq është  “veçanërisht perfide” që Ambasadori Sheib e tha dhe se sipas tij kjo është një përpjekje tjetër nga përfaqësuesit e kombit gjerman për të falsifikuar historinë.

    Në këtë deklaratë, ai kërkoi nga ambasadori gjerman që t’i kërkojë falje popullit serb për fyerjet që sipas tij, ai bëri. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!