×
  • Lajme
  • Lajme

    Tha se familja e saj kanë laborator të drogës, Albulena Haxhiu i reagon Hashim Thaçit: Shpifës i paskrupullt

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 22:46

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar padi për presidentin Hashim Thaçi, pas një interviste të këtij të fundit.


    Haxhiu e ka quajtur Thaçin “shpifës të paskrupullt” derisa ka thënë se qysh nesër do të deponojë padi ndaj tij, shkruan Reporteri.

    Ajo ka ftuar prokurorinë që ta thërrasin për dëshmi presidentin Thaçi, lidhur me këto akuza të rënda.

    Reagimi i plotë:

    Thaçi ka humbur toruan! President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda.

    Ai tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge!

    Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt.

    Në anën tjetër prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij! Duhet ta thërras për dëshmi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!