×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi akuzon Kurtin për uzurpim të Zyrës së kryeministrit

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 13:55

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Albin Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare.


    “Ne të gjithë duhet të fokusohemi në respektimin e plotë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, për fat të keq kemi një njeri që ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare, si do që të jetë ne duhet të kemi durim, duhet që qartësisht të punojmë por edhe të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pritet të dalë në ditët në vijim”, tha ai.

    Sipas tij, vendimet e gjykatave duhet të respektohen, duke shtuar se vetë ai çdoherë i ka respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, edhe kur i kanë pëlqyer por edhe kur nuk i kanë pëlqyer.

    “Unë kam respektuar gjithmonë edhe kur më kanë pëlqyer edhe kur nuk më kanë pëlqyer fare, por sido që të jetë askush nuk është mbi Kushtetutën, mbi ligjet. Unë si president i vendit do të vazhdojë të respektojë gjithë mandatin tim që del nga Kushtetuta e Kosovës, në veçanti me garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve të vendit, duke përfshi këtu edhe Gjykatën Kushtetuese sepse mandati im nuk buron nga Gjykata Kushtetuese, por nga Kushtetuta. Ftesa ime është për të gjithë respektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese që do të del”, tha ai.

    Thaçi këto komente i bëri pas vizitës në burgun e Dubravës, ku kujtojë të gjithë të burgosurit shqiptarë, të vrarë para 21 vjetëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!