×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e akuzon Kurtin dhe VV-në për vjedhje të votave në zgjedhjet e 6 tetorit

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 21:14

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ish-kryeministri Albin Kurti nuk është personi më i votuar në Kosovë, pasi që sipas tij Kurti ka vjedhur vota nga diaspora.


    “Zgjedhjet e fundit kanë qenë të manipuluara, fituesi është përcaktuar me votat nga jashtë vendit, ai ka manipuluar dhe ka vjedhur votën. Ka qenë fitues përmes një procesi të hajnisë, u shpall fitues përmes blerjes së votës në diasporë. Ka qenë manipulues përmes njerëzve të tij”, është shprehur Thaçi.

    Ndërkaq, për formimin e qeverisë së re, me Avdullah Hotin, ai tha se kjo qeveri është një kapitull i ri për Kosovën, ku do të ketë reforma ekonomike dhe mirëqenie sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!