×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e mori edhe djalin në takim me presidentin Clinton

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 13:36

    Bill Clinton dhe Madeleine Albright vizituan Kosovën në 20 vjetorin e çlirimit. Madje, ditën e djeshme u përurua dhe busti i Madeleine Albright, ku qytetarë të shumtë ishin mbledhur për të falenderuar të dy krerët e lartë, për kontributin e dhënë në Kosovë për vite me radhë.


    Por, përveç krerëve të shtetit tonë, edhe djali i presidentit, Hashim Thaçi, Endriti, takoi Bill Clinton, ku ky i fundit tha se i mori disa këshilla atij.

    Është Endriti ai që ka publikuar dy fotografi bashkë me Clinton dhe babain e tij.

    “Unë kam lind në vitin e luftës por jam rritë duke dëgjuar rrëfime për njeriun e paqes – Presidentin Bill Clinton. Tani si student pata nderin e madh ta takoj por edhe të dëgjoj ca këshilla nga ky njeri i historisë së luftës dhe paqes të vendit tim”, ka shkruar Endriti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!