×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e Veseli ecën sot maleve bashkë

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 19:24

    Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë rrefyer shpesh se kanë lëvizur me dhjetëra herë maleve e bjeshkëve të Kosovës.


    Sidomos, kanë kapercyer bashkë kufirin Kosovë- Shqipëri me armatim për Ushtrinë Çkirimitare të Kosovës, shkruan Reporteri.

    Edhe pas luftës ata kanë vazhduar ecjet e tash kryesisht rekreative.

    Një të tillë e patën edhe sot bashkë. Një fotografi e tyre duke ecur sot në mal është prezantur nga një faqe e aktivistëve të PDK-së “Simpatizantët e PDK-së.

    “Së bashku për vikend. Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari Kadri Veseli. Miqësi mbi 30 vjet! Përshëndetje për të gjithë!”, shkruan kjo faqe. Veseli tash ëhtë kryetar i PDK-se e Thaçi President i vendit. Veseli nuk e perkrah asnjë Qeveri por as zgjedhje në jëtë kohë. E Thaçi tash ka nisur një dekret për Avdullah Hotin. Por ai është kontestuar nga Vetëvendosje. Deri më 29 Maj pritet vendimi nga Gjykata Kushtetuese./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!