×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Haki Abazi pak para zgjedhjeve e ka blerë postin e zv.kryeministrit nga VV-ja

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 21:47

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka akuzuar sërish Qeverinë Kurti për lidhje me Serbinë.


    Thaçi kësaj radhe ka përmendur ish-zëvendëskryeministrin Haki Abazi për të cilin ka thënë se gjatë kësaj kohe të pandemisë është takuar tri herë me zyrtarë të Serbisë në Kopaonik, shkruan Reporteri.

    Ndër të tjera, Thaçi në Pressing e ka akuzuar po ashtu Abazin se e ka blerë postin e zëvendëskryeministrit.

    “Haki Abazi e ka ble postin pak para zgjedhjeve. Është dëshmi e vetë zyrtarëve të VV-s[. Është e pamundur që Haki Abazi me shku në Kopaonik me zhvillu takim me zyrtarë të Serbisë. Gjatë kohës së pandemisë ka qenë tri herë, është taku me zyrtarë të sigurisë të Serbisë”, u shpreh ndër të tjera Thaçi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!