×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi i drejtohet Kurtit: Kërkoju falje qytetarëve dhe kombit, u pa se nuk ka thika në Shtëpi të Bardhë

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 11:33

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për marrëveshjen e së premtes në Uashington, derisa ka thënë se  formalizimi i kësaj marrëveshje është produkt i një procesi të gjatë, por që gjithmonë i udhëhequr nga lidershipi amerikan.


    Thaçi ka thënë se kjo ishte ndërmarrja diplomatike më serioze e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në këto dy dekada, shkruan Reporteri.

    “Ndihem i lumtur dhe krenar që pas përpjekjeve dhe punës së përbashkët për dy vite me presidentin Trump, të premten arritëm të formalizohen këtë përpjekje. Kjo ishte ndërmarrja diplomatike më serioze e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në këto dy dekada”, u shpreh ai.

    Presidenti Thaçi po ashtu tha se të premten u vërtetua se në Shtëpinë e Bardhë nuk ka pasur, thika, harta e as ndarje të Kosovës. Madje, presidenti Thaçi tha se ata që kanë mashtruar popullin me konspiracione të tilla duhet të kërkojnë falje publike.

    “Gjatë këtyre viteve hasëm në akuza pengesa e konspiracione. Me firmosjen e marrëveshjes të gjitha këto u treguan të rrejshme.

    U pa se nuk ka pasur thika në Shtëpi të Bardhë, nuk ka pasur harta, nuk ka ndarje por ka respektim dhe fuqizim të shtetit tonë. Ata që kanë hedhur akuza të tilla të rrejshme i ftoj t’i kërkojnë falje popullit  për konfuzionin dhe mashtrimin që e kanë bërë”. u shpreh Thaçi në një konferncë për media. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!