Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mbajtur konferencën e dytë pas kthimit nga Samiti i Berlinit.
Në këtë konferencë Thaçi foli për rrëfimin e Vasfije Krasniqit para Kongresit Amerikan gjatë ditës së djeshme, duke thënë se historia e saj para anëtarëve të Kongresit Amerikan dëshmoi përmasat e dhunës, krimit dhe gjenocidit që shteti i Serbisë ushtroi mbi popullatën civile shqiptare, shkruan Reporteri.net.
Thaçi po ashtu falënderoi kongresistin Eliot Engel pa të cilin siç tha ai, rrëfimi i krimeve serbe do të ishte i pamundur.
“Asnjë segment i krimit serb nuk bën të heshtet sado tragjik të jetë. Dua të falënderoj mikun e madh të Kosovës, Eliot Engel i cili tri dekadat e fundit bëri gjithçka për lirinë dhe pavarësinë Kosovës. Pa të rrëfimi i Vasfijes do të ishte i pamundur”, është shprehur Thaçi.
Gjatë kësaj konference presidenti Thaçi kërkoi që Kuvendi i Kosovës urgjentisht të miratojë rezolutën për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë.
“E theksoj edhe një herë, sot kërkoj nga institucionet e Kosovës që shpejt dhe urgjentisht, Kuvendi në të ardhmen e afërt të nxjerr rezolutën për krimet e Serbisë në Kosovë”, u shpreh Thaçi. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.