×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi komenton arrestimin e aktivistit të VV-së, i kërkon “duel” Albin Kurtit

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 21:05

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar një incident të sotëm që ndodhi derisa ai po mbante konferencë për media në oborrin e Qeverisë.


    Sipas pamjeve të publikuara në media, truprojat e Thaçit arrestuan një qytetar i cili gjatë konferencës së Thaçit brohoriste duke e quajtur atë “hajn”.

    Thaçi ka thënë se ky ka qenë një provokim i orkestruar nga një aktivist i Kurtit  për të cenuar sigurinë e presidentit, shkruan Reporteri.

    Presidenti Thaçi ka shkuar edhe më tutje duke thënë se është dashur Kurti vetë të shkojë aty e jo të dërgojë aktivistë. Madje, Thaçi nuk ka hezituar të thotë se në këtë rast do t’ia tregonte vendin Kurtit.

    “Nëse ka tentu me u futë në oborr të presidencës është sjellje në përputhje me përgjegjësitë e tyre. Askush nuk ka të drejtë të cenojë sigurinë e presidentit. Ka qenë provokim për të cenuar presidentin, institucionet e vendit. Mendoj se njerëzit e mbrojtjes së afërt kanë bërë një punë të shkëlqyeshme. Është aktivistit i  Kurtit, veprime të tilla rrugaçërie çfarë pretendojnë ti bëjnë, duhet t’i ndalojmë. Ai që pretendon me të goditë, unë jam me i goditë i pari. Kjo rrugaçëri duhet të marrë fund. Unë besoj që është sjellje e butë, do të kishte qenë më mirë me ardhë vet Kurti. Ka marrë fund ajo kohë kur ka qenë i amnistuar ndaj veprimeve të tilla. Unë ja tregoj vendin”, u shpreh ndër të tjera Thaçi në Pessing ./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!