×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi kritikon sërish BE-në: Nga viti 2008 po na thoni se jemi në “early stage”

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 11:23

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke marrë pjesë në Forumin “To be Secure” në Mal të Zi.


    Thaçi edhe në këtë forum ka kritikuar Bashkimin Evropian, për siç tha ai, paragjykim dhe diskriminim ndaj qytetarëve të Kosovës.

    Kreu i shtetit ka theksuar se derisa Bashkimi Evropian është duke u vonuar sa i përket Kosovës idetë që nuk përkojnë me frymën euroatlantike mund të fuqizohen.

    “Edhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mundet me u arrit me shpejt nëse BE na afron më shpejt se ky izolim po shihet në Kosovë si diskriminim dhe paragjykim. Sa më tepër BE vonohet me Kosovën sa më tepër rriten këto paragjykime, sa më tepër injorohen të arriturat e Kosovës në reforma dhe sa më tepër njerëz e ndien veten të izoluar atëherë unë e kam ngrit shqetësimin shumë të drejtë se njerëzit do të fillojnë të mendojnë se a po na duanë BE apo jo”, ka thënë Thaçi.

    Presidenti ka kritikuar edhe raportin për vendin nga Komisioni Evropian.

    Ai ka thënë se tash e në shumë se 10 vite në këtë raport thuhet se Kosova është në fazë fillestare të zhvillimit në shumë fusha.

    “Tash e 10 vite në raportin e progresit fillon me “early stage” sikur me qenë kopje 2008 me 2019. Unë e di që dikush ka rezerva në këtë drejtim por së paku të na e hapin perspektivën. Derisa BE po vonohet me Kosovën mund të ketë një fuqizim të ideve që nuk përkojnë me frymën euroatlantike”, shtoi Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!