×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Kurti, Sveçla e Haki Abazi i kanë ndalur kamerat dhe janë futur në dhomën e përgjimeve në PTK

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 22:33

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka akuzuar kryeministrin Kurti se ditë më parë bashkë me u.d së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe zëvendëskryeministrin Haki Abazi janë futur në dhomën e përgjimeve në PTK.


    Thaçi ka thënë se kjo është vepër e rëndë penale, për çka sipas tij janë të njoftuar edhe autoritetet, shkruan Reporteri.

    “Shkuarja e Kurtit, Haki Abazit dhe Sveçlës në dhomën e përgjimeve në PTK është shqetësuese, është shkelje flagrante e ligjit. Në atë dhomë mund të futet vetëm kryeprokurori apo zyrtarët e autorizuar nga ai. Shtrohet pyetja pse ky grup shkoi aty”, tha Thaçi në Debat Plus.

    Madje Thaçi ka thënë se shkuarja e Kurtit aty i ka paraprirë ndalja e kamerave për tri ditë me radhë.

    “I kanë ndalur kamerat për tri ditë rresht e kanë vizitu dhomën e përgjimeve. Kjo është vepër penale. Kjo është shkelje flagarante e ligjit, shkuarja fshehtas, ndalja e kamerave dhe shkuarja në dhomën e përgjimeve të PTK-së. Ata duhet të përballen me drejtësinë për këtë”, u shpreh ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!