×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi merret me Lindjen e Mesme, mirëpret planin e Trump

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 19:58

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka mirëpritur planin e liderishipit amerikan në krye me Presidentin Donald Trump për Lindjen e Mesme.


    ”E mirëpres dhe e pranoj planin e lidershipit të Donald Trump për Lindjen e Mesme”, shprehet i pari i Kosovës.

    Meqë së fundi presidenti amerikan Donald Trump takoi liderët izraelitë, Thaçi theksoi se paqja duhet të jetë synimi i vetëm.

    ”Paqja është qëllimi përfundimtar dhe udhëheqësit e të dy palëve duhet të tregojnë udhëheqjen dhe vizionin që ta bëjnë atë të jetësohet. Bota është duke shikuar dhe është e inkurajuar që ta ndjekë këtë shembull”, shprehet Thaçi në twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!