×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi para ushtrisë së Kosovës: Së shpejti do të jemi pjesë e NATO-s

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 17:07

    Presidenti Hashim Thaçi në adresimin para ushtrisë së Kosovës me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë ka deklaruar se Kosova do të jetë prodhues i paqes dhe faktor i stabilitetit në rajon, shembull i bashkëpunimit me NATO-n.


    Ai tha se në të ardhmen e afërt Kosova do të jetë pjesë e NATO-s, shkruan Reporteri.net.

    Presidenti Thaçi që është edhe komandant suprem, ju tha ushtarëve ta bartin me nder uniformën e ushtrisë së Kosovës.

    Ndërsa Thaçi kujtoi se si 20 vite më parë kishte bartë uniformën e UÇK-së, dhe ka qenë nder ta bartë atë, kurse tha se misioni i ushtrisë është ta ruajnë tani Kosovën.

    Thaçi personalisht edhe vet këtë përvjetor kishte veshë uniformën e ushtrisë. Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!