×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi pas heqjes së reciprocitetit: Tani presioni ndërkombëtar të drejtohet nga Serbia

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 11:14

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.


    Thaçi ka thënë se me këtë vendim janë hequr gjitha barrierat, që Serbia deri më sot i ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Reporteri.

    Sipas Thaçit, tani presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia me qëllim që pa humbur kohë të rifillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve.

    “E mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha barrierave, që Serbia deri më sot i ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Tani presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia me qëllim që pa humbur kohë të rifillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve”, ka shkruar ai. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3863038250433172?__cft__[0]=AZXJGOVHDvqjsfhVTrFLm4auHXDopN1PSJ_W_fXwtV9_4t-hKu4r7apjkq3KaZz88e65OduxfAYWN0y5bolRhNfyhhLEdUmA5iDqWbQYYItMirMadSOpP7NgVb974w8rB2Rh_3_qD9G5mR8m36sXdjmPU1_VEGP9YarsvKOhGwxUVJuDpMgbk7bu7lcLvMEECpk&__tn__=%2CO%2CP-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!