×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi pas lajmit për zhbllokimin e fondeve të MCC-së: Miqësia me SHBA nuk ka çmim

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 20:15

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vendimi të MCC-së për zhbllokimin e fondeve për Kosovën dhe vazhdimin e programit të saj në Kosovë.


    Ai përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka thënë se zhbllokimi i këtyre fondeve është një lajm tjetër i mirë për Kosovën, shkruan Reporteri.net.

    Tutje Thaçi ka shtuar se partneriteti i përherëshëm me Washingtonin është rruga e vetme që çon drejt një të ardhmeje të sigurt për Kosovën.

    Pas heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë, Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC), njoftoi për rinisjen e zbatimit të programeve të zhvillimit ekonomik në Kosovë.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Zhbllokimi i fondeve të MCC-së është një lajm tjetër i mirë për Kosovën. Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka çmim. Partneriteti i përhershëm me Uashingtonin është rrugë e vetme që çon drejt një të ardhmeje të sigurt për Kosovën, në paqe e prosperitet për gjithë qytetarët tanë. HTH

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3864651636938500?__xts__%5B0%5D=68.ARBrghlSeWRlu8DXDmZ8qXyrJsQ9Hg1HQzgdD-M014EI0wOJ6wc7uFz0eVR8diFMy2ivVgT7RidKL2mwcB3BvsLh2Q5ayjSmCuxrUqqWTZa1IoZ7ksWeRAnednWSNGfE8pxuS3sqK1I7ptP8tVPPi_8Mov5f7Kc68tBKTmjefsnmNW-RFZaQBz6wBuZFlB3GlP_YzbhugcLDDeRE4rprW68vlyuciRxfjgCXXsMxnFQtBUtpnBNJ95rbjWU2_yS6ClgFTypIcGzPYebrSx8zjcYrvnqgmD7Mpq9hXwCx5ZVBAaO43qWar4RqddVo2Q9qrgj47EoUN6gvNUO4LeK5hw&__tn__=-R

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!